Richard Arvin Overton, njeriu më i vjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare. Një javë më parë ai u shtrua në spital me pneumoni. Overton, afroamerikan ka shërbyer si një aviator në baza të ndryshme në Paqësor, duke përfshirë edhe Pearl Harbor, ku ai shkoi menjëherë pas sulmit të famshëm të 7 dhjetorit 1941. Sekretin e jetëgjatësisë së tij ai e ka shpjeguar disa vjet më parë, pas marrjes së nderimeve nga presidenti i atëhershëm, Barack Obama.
“Nuk ka ilaç, unëhedh pak uiski në kafe time, pi dymbëdhjetë cigare në ditë dhe ha një akullore çdo natë”- ka thënë 112-vjeçari. Ai lindi në 11 maj të vitit 1906 në Bastrop, Texas. Richard Overton ishte nip skllevërish dhe ka jetuar në fund të ndarjes racore. Me 112 vitet e saj dhe 78 ditë, veterani është quajtur si njeriu më i vjetër në SHBA.