Categories Sport

Humbja kundër Maqedonisë së Veriut, Kosova merr vendimin për trajnerin Challandes

Bernard Challandes do të vazhdojë të jetë trajner i Kosovës. Humbja ndaj Maqedonisë së Veriut dhe në përgjithësi rezultatet e dobëta në ndeshjet e Nation League e lëkundën disi stolin e zviceranit, gjithsesi drejtuesit e FFK-së me në krye presidentin Ademi, vendosën të vazhdonin bashkëpunimin e nisur. Zvicerani ka marrë përgjegjësinë për dështimin ndaj Maqedonisë së Veriut. Lajmi për vazhdimin e bashkëpunimit është konfirmuar edhe nga vetë federata nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.

“Presidenti Ademi shfaqi besimin e tij ndaj trajnerit Bernard Challandes dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke kërkuar nga ta që të jenë edhe më vigjilentë në këtë periudhë jo të lehtë për ekipin dhe që të jenë të gatshëm për të ndihmuar futbollistët ta përballojnë këtë situatë, si dhe që t’u japin mundësi të gjithëve dhe të krijojnë ekipin më të mirë”, thuhet mes tjerash në komunikatë. Kosova do të përballet të dielën me Slloveninë, dhe më 14 tetor me Greqinë në Athinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME