Categories Lajme

I arrestuari për 40 mijë Euro në Astir i tregoi policisë vrasjet e grupit të Laert Haxhiut

Artan Tafani, i cili është arrestuar në Lushnje disa ditë më parë si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në Astir të Tiranës, ka zbardhur 6 vrasje të kryera me pagesë.

Bëhet fjalë për grupit të Lushnjes të drejtuar nga Laert Haxhiu, ky i fundit i arrestuar disa muaj më parë në Greqi.

Arrestimi i Artan Tafanit ishte mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe dyshimeve të përfshirjes së tij në grupin e Haxhiut.

Ai mbahej nën vëzhgim për disa kohë deri sa uniformat blu ndërhynë duke e arrestuar.

Tafani është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka zbardhur 6 vrasje të kryer nga ky grup.

Për këto ngjarje kriminale, janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

Tafani është autori i grabitjes së 40 mijë Eurove në pikën e këmbimit valutor në Astir mëngjesin e 28 Qershorit 2023. 39-vjeçari rezulton se përdor dhe emrin Marius dhe sipas policisë ka qenë dhe më parë i dënuar për vjedhje.

Pas grabitjes ai u largua me biçikletë dhe me ndihmën e një tjetër personi e ka fshehur në një garazh automjetesh. Policia ka zbuluar dhe më pas ka arrestuar se bashkëpunëtori i Tafanit është Enio Meçaj, 35 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu po në të njëjtin garazh, uniformat blu kanë gjetur dhe një automjet i cili rezultoi i vjedhur në Shkurt të 2023 në zonën e Shijakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME