Categories Lajme

I dënuar në Itali për prostitucion dhe vjedhje , arrestohet në Tiranë 43-vjeçari (EMRI)

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në pranga u vu shtetasi Elton Miha, pasi rezulton i dënuar në Itali me 11 vite dhe 10 muaj burg për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, shfrytëzimit të prostitucionit dhe migracionit.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences/Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendimi”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 43-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane.

43-vjeçari i dënuar me 11 vite dhe 10 muaj burgim për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, të shfrytëzimit të prostitucionit dhe migracionit.

Në kuadër të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vendimi”.

Si rezultat i operacionit, në rrugën “Don Bosko” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Elton Miha, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences/Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje!

Shqipëria renditet e 22-ta mes 137 vendeve sa i përket inteligjencës. Kjo renditje e vitit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali \ Shkoi si turist, shqiptari kapet duke trafikuar drogë

Policia e Riminit arrestoi në flagrancë një 27-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia e Shtetit në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës. Mësohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

Oficerët e karabinierëve nga dega e Peruxhias arrestuan një 25-vjeçar shqiptar, për posedim të lëndëve…

LEXO ME SHUME