Categories Lajme

I martuar me efektiven, zbulohen të tjera detaje rreth vrasjes së ish-policit në Selitë

Janë zbuluar të tjera detaje që mund të hedhin dritë mbi vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Selitë, ku u ekzekutua ish-efektivi i policisë, 50-vjeçari Arben Bilali.

Burime prej grupit hetimor raportojnë se 50-vjeçari është qëlluar me automatik, nga një person i paidentifikuar që lëvizte me një makinë tip “Benz”, ngjyrë e zezë.

Nisur prej plumbave të shumtë të marra në trup, dyshohet se viktima ka qenë duke ecur, por ende nuk është ndërtuar skena e ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur gëzhoja, të cilat mund t’u vunë në ndihmë sa i takon hetimeve. Ndërkaq, janë marrë edhe dëshmi në vendngjarje lidhur me identikitin e autorit.

Një tjetër detaj që mund të ndihmojë në hetime është fakti që bashkëshortja e ish-efektivit të vrarë është gjithashtu police, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Kujtojmë që Arben Bilalit i është bërë atentat edhe në maj të vitit 2010, por në gusht të vitit 2010, qe vëllai i tij ai që u vra në të njëjtin vend ku Arben Bilali u ekzekutua sot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë…

LEXO ME SHUME