Categories Lajme

I mituri dhunon policin në Vlorë/ Një grua godet me gotë në fytyrë një 28-vjeçare

Policia e Vlorës ka realizuar dy arrestime për ngjarje të ndryshme të dhunshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar një të mitur dhe një grua, të dyja për akte dhune, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjet.

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur dje, kur shtetasi M. M., 16 vjeç, banues në Vlorë, ka goditur me grusht një punonjës të Policisë së Rendit.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje ka ndodhur në një lokal të lagjes “Pavarësia 2” në qytetin e Vlorës, ku shtetasja V. A., 45 vjeçe, ka goditur me gotë në fytyrë shtetasen B. H., 28 vjeçe, për motive ende të paqarta. Policia ka nisur procedimin penal për këtë ngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë përplasje fizike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME