Goditen nga rrufeja dy shqiptarë në Itali. Ngjarja ndodhi teksa dy punëtorët ishin duke punuar në një shtyllë elektrike me ndihmën e një vinçi. Një burrë 35-vjeçar i cili po kryente montimet në rrjet, ra nga platforma e vinçit për rreth 8 metra dhe pësoi lëndime të ndryshme Ai u dërgua me urgjencë në spital në Cisanello, ndërsa kolegu i tij, që gjithashtu u godit nga shkarkesa elektrike por nuk ra, u dërgua në Versilia për ekzaminime. Sipas mediave italiane, 35 vjeçari është me origjinë shqiptare dhe banon në Lucca. Ai pësoi atak kardiak pas rënies, por u risoll në jetë në vend pas ndërhyrjes së urgjencës, megjithatë u dërgua në spital pa vetëdije. Ende nuk është bërë i ditur emri i shqiptarit. Syri.net
Categories
Lajme