Categories Lajme

I vendosën tritolin në makinë/ Flet babai i “Rrumit të Shijakut”: Djali im s’ka asnjë njohje me…

Në vazhdën e zbardhjes së detajeve për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 14 ku ndaj makinës së Aldi Mustafës u krye atentat me lëndë eksplozive, ditën e sotme Report Tv është përpjekur të zbulojë detaje të reja që lidhen me lakimin e emrit të Rrumit në ngjarjen e ndodhur një ditë më parë.

Report Tv ka kontaktuar dhe ka biseduar me babain e Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.

Xhemal Muharremi ka dhënë një deklaratë jashtë kamerave, në të cilën mohon që Rrumi të ketë njohur Aldi Mustafën. Ai thotë se nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin dhe se nuk janë takuar asnjëherë.

Komunikimi

Cila është e vërteta e lidhjes së emrit të Rrumit me Aldi Mustafën?

Xhemal Muharremi: Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. Prej disa kohësh në media qarkullojnë lajme të rreme se Aleksandër Laho (Rrumi) dhe Aldi Mustafa njihen dhe se kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin, gjë që ne nuk mund t’ua pranojmë pasi nuk është e vërtetë.

A kanë shkëmbyer biseda, a janë takuar ndonjëherë nën dijeninë tuaj? Cila është origjina e lidhjes së emrit të dy personave në fjalë?

Xhemal Muharremi: Asnjë telefonatë nuk është shkëmbyer mes tyre dhe aq më pak të jenë takuar fizikisht.

Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. E vetmja mënyrë nëpërmjet të cilës ne kemi parë lidhjen e këtyre dy emrave, ka qenë në media, asnjë polic, hetues, prokuror apo gjykatës nuk na ka kontaktuar të na marrë në pyetje ne apo familjarin tonë nëse Aleksandër Laho dhe Aldi Mustafa njihen me njëri-tjetrin.

Pra ju thoni se mes tyre nuk ka njohje?

Xhemal Muharremi: Duam ta mohojmë këtë lajm pasi është krejtësisht i rremë. Ju lutemi shumë që të mos përgojohemi nëpër media për lidhje dhe ngjarje të paqena.

Deklarime të tilla nuk duam që të bëhen pa asnjë provë të saktë, pasi na dëmtojnë dhe duam të jemi realist me atë çfarë ndodh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME