Categories Lajme

Identifikimi i mjeteve motorike të vjedhura ose të manipuluara, EU4LEA mbështetje DPSHTRR-së

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja nënshkroi sot një marrëveshje me përfaqësuesin e EU4LEA, Richard Dullnigg përmes së cilës DPSHTRR mbështetet për identifikimin e mjeteve motorike të vjedhura ose të manipuluara.

EU4LEA i dhuroi DPSHTRR-së pajisje lexuese të numrit identifikues dhe gjenerimit të të dhënave të automjeteve.

Nëpërmjet këtyre pajisjeve, të cilat do të furnizohen në çdo drejtori rajonale mundësohet eliminimi i tentativave për regjistrimin e mjeteve të vjedhura apo manipuluara duke ofruar shërbime më të sigurta me rritje të kapaciteteve teknike dhe staf të kualifikuar/trajnuar.

Po ashtu, përmirësimi i metodave të kontrollit nëpërmjet lexuesve special elektronik OBD dhe databazave globale të verifikimit të të dhënave teknike të mjeteve rrugore.

“Luftojmë abuzimet dhe manipulimet, nëpërmjet identifikimit të automjeteve me metodën e “verifikimit të shumëfishtë” referuar dokumentacionit të origjinës, targetave, pllakave, kodifikimeve nga fabrikimi, informacionit digjital në modulet elektronike të automjeteve”, u shpreh Gonxhja.

Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, i njohur me shkurtesën e tij si EU4LEA, është një projekt asistence teknike i financuar nga BE, i krijuar për të mbështetur dhe ndihmuar agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit në Shqipëri, veçanërisht Policinë e Shtetit Shqiptar, Ministrinë e Brendshme, SPAK (SPO dhe NBI), Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë Prokuroritë e Rretheve, në arritjen e objektivave të tyre dhe afrimin e performancës së tyre me standardet e BE-së

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME