Categories Lajme

Identifikonin kredimarrësit problematikë

Prokuroria e Tiranës dyshon ndër të tjera se të dhënat e 700 mijë shqiptarëve janë shitur në tregun e zi për t’u vënë në shërbim të ngritjes së një skeme manipulimi e mashtrimi me kreditë. Përmasat e kësaj skeme mbeten për t’u zbardhur ende nga ana e organit të akuzës, por deri më tani dy janë emrat e dyshuar si të paktën të përfshirë në këtë skemë. Kur njoftoi arrestimin e katër personave për këtë skandal, Prokuroria e Tiranës tha se dy prej të ndaluarve janë punonjës në sektorin privat, përkatësisht Klodian Sota, si pronar i një zyrë mbledhjeje kredish dhe Endri Ikonomi si bashkëpronar i një institucioni financues mikrokredish.

Dyshohet se dy personat në fjalë kanë qarkulluar listën e pagave mes njëri-tjetrit, ku u pari e ka shfrytëzuar atë për të identifikuar në këtë listë emrat me kredi problematike në bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera financiare dhe nivelet e tyre të pagave. Ka dyshime se pasi identifikoheshin kredimarrësit problematikë në këto lista, Klodian Sota i adresonte te institucioni i mikrokredisë së Endri Ikonomit “për t’u zgjidhur hall”. Ky i fundit, sipas dyshimeve edhe të prokurorisë u ofronte një kredi të re shpesh me kushte të njëjta, ose edhe më të pafavorshme për të shlyer kredinë e vjetër.

Për momentin nuk ka një shifër zyrtare se sa qytetarë kanë rënë viktima të kësaj skeme manipulimi, që dyshohet se është ngritur nga dy personat e ndaluar duke shfrytëzuar të dhënat personale të shtetasve 700 mijë qytetarëve. Deri më tani, prokuroria thotë se ka zbardhur skemën se si këto të dhëna kanë dalë në publik. Sipas prokurorisë, punonjësja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Eni Qirjako ja ka kaluar kolegut Andi Agaraj. Agaraj më pas këto të dhëna dyshohet se ja ka shitur për 20 mijë deri në 30 mijë lek përmbaruesit Klodian Sota, ndërsa Sota më pas ja ka shitur po me këtë vlerë shtetasit Endri Ikonomi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME