Categories Kuriozitete

Iluzioni i cili mat stresin? Jo gjithçka në internet mund të besohet

Prej disa ditësh po përhapet me shpejtësi në rrjet një imazh, që ka tërhequr vëmendjen e disa mediave. Imazhi është një iluzion optik i krijuar nga një stilist ukrainas dhe personave që u shfaqet u “shitet” si një “stres-matës” i përpiktë. Janë më miliona shpërndarje që imazhi ka marrë nëpër rrjetet sociale dhe pjesa më e madhe e atyre që e kanë përhapur këtë besojnë se iluzioni optik u mat vërtet nivelin e stresit. Si funksionon? Nëse personi që e sheh i duket një imazh i qetë, që nuk lëviz fare, atëherë ai është i qetë dhe i pangarkuar me stres. Por, nëse imazhi i duket sikur lëviz, atëherë në varësi të shpejtësisë me të cilën lëviz imazhi është edhe sasia e stresit. Pra, sa më shpejt që të lëvizë imazhi, aq më i stresuar është personi që e sheh.

Iluzionin në fjalë e morën edhe tabloidët britanikë dhe e paraqitën në artikujt e tyre si të mirëqënë si “stres-matës”. Mes atyre që e mori ishte edhe “DailyMail”, që tha gjithashtu se imazhi ishte krijuar nga një neurologjist japonez si formulë matëse e stresit. Por, që të gjithë artikujt në fjalë u rrëzuan pas deklaratës së krijuesit të vërtetë të këtij iluzioni, ukrainasit Yurii Perepadia. Ai tha se pas iluzionit nuk qëndron asnjë bazë që të provojë se ai mund të shërbejë si matës i stresit, madje shtoi se ai u shfaqet njësoj të gjithë personave duke lëvizur ngadalë. Perepedia pranon se është frymëzuar nga profesori japonez i psikologjisë, Akioshi Kitaoka për të ndërtuar këtë iluzion, por këmbëngul se pas kësaj nuk qëndron asnjë “lojë me mendjen dhe shëndetin mendor”. Menjëherë disa artikuj u fshinë, ndërsa të tjerë zgjodhën që të përditësojnë lajmin duke rrëfyer të vërtetën e vetme që qëndronte pas këtij iluzioni optik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 20 Janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do…

LEXO ME SHUME