Gjimnazi “Siri Shapllo” në Gjirokastër, sërish në fokusin e ngjarjeve të rënda.
Një nxënës i vitit të dytë në këtë gjimnaz, është hedhur nga kati i dytë i godinës në një situatë konfuze.
Adoleshenti i vitit te dytë, me inicialet A.M 16 vjeç ka hapur dritaren dhe është hedhur, ndërsa për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ende nuk ka komunikatë zyrtare, por mësohet se 16-vjecari ka kryer këtë akt pas një basti që ka vendosur me bashkëmoshatarët e tij.
