Categories Lajme

India vendos taksën 70% për pijet për këtë arsye

India ka vendosur një taksë të veçantë prej 70% për blerjet me pakicë të pijeve alkolike, në rrethanat e koronavirusit.  Vendi, sipas ekspertëve të shëndetit, mbetet në rrezik edhe pse e ka mbyllur popullsinë e saj me mbi 1 miliardë banorë që nga muaji mars. Shtetet indiane kanë zgjedhur të rritin taksat për produkte si alkooli për të rimbushur pjesërisht arkat e tyre por edhe si politikë për të penguar dyndjen e qytetarëve në dyqane në kushtet e pandemisë.

Banorët e kryeqytetit, Nju-Delhi, vërshuan një ditë më parë në pikat e shitjes me pakicë për të blerë pije alkoolike deri 70 për qind më të shtrenjta. “Nuk ka shqetëson aspak taksa 70 për qind. E shohim si një lloj dhurate për shtetin, si mbështetje financiare në këtë kohë të vështirë.” “Më parë blinim alkool në të zezë. Tani që është ligjëruar shitja, jemi gati të paguajmë edhe dyfishin për shishen,” shprehen dy qytetarë indianë.

Shitja e pijeve alkoolike në Indi ishte ndaluar prej 6 javësh kur shumë shtete u detyruan të hyjnë në karantinë prej koronavirusit. Respektimi i rregullave për maskat dhe distancimin social para dyqanit u mbikëqyr nga policia.India vendosi të hënën të zgjatë me dy javë të tjera gjendjen e jashtëzakonshme nga koronavirusi.

Vendi raporton mbi 50 mijë bartës të infeksionit dhe 1.700 viktima. Zonat e kuqe përfshijnë qytetet më të mëdha, si Nju-Delhin, Mumbain apo Kalkutën, ku pezullimi i aktiviteteve ekonomike për shkak të pandemisë ka lënë pa punë me miliona banorë teksa papunësia qëndron në nivelin 23,5 për qind.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

Mëngjesin e kësaj të marte, 9 dhjetor 2025, në Greqi janë arrestuar gjashtë persona, katër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi…

LEXO ME SHUME