Categories Lajme

Infermierja shqiptare sheh tm.err me sy, i vd.es nëna në duar, teksa ndodhej në sallën e operacionit

Ishte e bindur se vajza e saj do ta kalojë procesin e lindjes me sukses si gjithë pacientet e tjera që i kalojnë nëpër duar. Prandaj vendosi që të futet në sallën e lindjes bashkë me të. Por infermierja nga Gjilani pa tmerrin me sy. Derisa po asistonte në lindjen e vajzës, e cila solli në jetë djalin e dytë, ndodhi ajo që s’e priste.

Vajza i vdiq nga gja.kderdhja pas lindjes me operacion, ndërkaq nipi i shpëtoi. E gjithë ngjarja e dhimbshme ndodhi të mërkurën e 11 shtatorit të këtij viti.

E ndjera, 32-vjeçarja, ndërroi jetë në Spitalin e Gjilanit, pak pasi e lindi foshnjën e saj të gjinisë mashkull.

Vd.ekja e pacientes, sipas mjekëve të spitalit ku ajo lindi, nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës por për shkak të disa komplikimeve shëndetësore të cilat iu shfaqën pasi që e kreu procesin e lindjes.

Detaje për këtë rast të rëndë ka dhënë të premten për ‘Express’, drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Ai ka konfirmuar se vd.ekja e 32-vjeçares ka ndodhur si pasojë e një gja.kderdhjeje që tashmë e ndjera kishte pasur pas lindjes.

Mjeku Hajrullahu ka hedhur poshtë dyshimet se në këtë rast ka pasur ndonjë neglizhencë të mjekëve. Ai ka deklaruar se mjekët e kanë kryer me përgjegjësi punën e tyre.

“Vd.ekja ka ardhur si pasojë e disa komplikimeve pas lindjes. Gjithçka ka qenë në rregull edhe sa u përket shërbimeve shëndetësore gjatë lindjes. Por komplikimet u shfaqën pas dhe përkundër angazhimit të stafit mjekësor pacientja ka ndërruar jetë”, ka thënë doktori.

Ai u shpreh se e ndjera kishte pasur “Gja.kderdhje dhe emboli-shkoku hemorragjik”.

Drejtori i spitalit u deklarua se familja e së ndjerës nuk ka pranuar që pacientes t’i bëhet obduksioni. E në sallën e lindjes kishte qëlluar me të bijën edhe nëna e tashmë së ndjerës, e cila është motër medicinale në spitalin e Gjilanit për më shumë se 30 vjet.

“Përkundër insistimit për obduksion, familjarët nuk kanë pranuar pasi që vetë nëna e saj ka qenë motër medicinale në spital për më shumë se 30 vjet”, sqaron drejtori i spitalit të Gjilanit.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e foshnjës sipas mjekut është stabile.

E ndjera kishte pasur lindjen e dytë. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo la pas dy fëmijë, që të dy të gjinisë mashkullore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME