iPhone 12 u bë smartfoni më i shitur 5G në botë, i ndjekur nga iPhone 12 Pro, një model tjetër i prezantuar në tetor nga kompania Cupertino, deklaroi kompania ”Apple”.
Së bashku, të dy pajisjet ”Apple” vlejnë pothuajse një të katërtën e të gjitha shitjeve të 5G në botë. Shitjet më të larta janë në SHBA, por edhe në Kinë dhe Japoni, ku terminalet e gjeneratës së fundit të ”Apple” konkurrojnë me terminalet android nga prodhuesit vendas.
Sipas analistëve, kjo përfaqëson një nxitje të adoptimit të teknologjisë 5G për momentin. Në vendin e tretë të pajisjeve më të shitura 5G ndodhet ”Samsung Galaxy Note” në treg që nga shtatori. Në vendin e katërt dhe të pestë gjejmë respektivisht ”Huawei Nova 7”dhe ”Huawei P40 5G”. Në vendin e gjashtë ”Oppo A72 5G” dhe në të shtatin ”Huawei P40 Pro 5G”.
