Categories Lajme

Irani lëshon sinjal në adresë të Europës: Është koha e duhur për ju që të veproni

Koha për Iranin nuk pret. Ndërsa tre shtete europiane që kanë nënshkruar marrëveshjen atomike më 2015 – Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe – përpiqen ta shpëtojnë këtë marrëveshje, Irani gradualisht po e rrit presionin me shpresë që këto shtete të bëjnë atë që pret Irani prej tyre. Por kjo është shumë më tepër nga sa mund të bëjë Europa. Vetëm dy instrumenta, për të cilat kanë rënë dakord europianët, do t’i ndihmonin Iranit për ta kontrolluar paksa furinë e sanksioneve amerikane.

Sipas Rainer Hermann, redaktor i Frankfurter Allgemeine Zeitung, instrumenti i parë është Instex, një shoqëri SPV e themeluar në janar, e cila mundëson shkëmbimet me Iranin. Instex është e aftë të funksionoje dhe nga ana tjetër në Iran ështrë themeluar një shoqëri partnere. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe venë në dispozicion për Instex personelin dhe kapitalin, rregullat e marrëveshjes janë në fuqi. Disa sipërmarrje europiane janë të gatshme, për të rifilluar me këtë mekanizëm biznesin (legal) me Iranin. Çfarë mungon është transaksioni i parë. Kjo për arsye, se secila ndërmarrje druan prej indinjatës së SHBA-së. Po ashtu Instex është i përshtatshëm për shuma të vogla dhe furnizime të mallrave humanitare, si p.sh. medikamente. Volumi i tij nuk mjafton për t’i shmangur problemet e Iranit.

Ndaj presidenti francez, Emmanuel Macron në samitin e G7 në Biarritz përmendi një tjetër instrument: një linjë kredie prej 15 miliardë Dollarësh, e cila t’i mundësojë Iranit financimin e domosdoshëm urgjentisht për mallrat e importit. Kjo ide është ende e papërpunuar dhe ekspertët po punojnë, që të përcaktojnë detajet e saj.

Gradualisht më shumë shkelje

Për Iranin të gjitha këto ecin shumë ngadalë. Teherani donte ta anulonte marrëveshjen atomike, prej së cilës SHBA u tërhoqën vitin e kaluar, e kësisoj ai do t’i injoronte të gjitha detyrimet ndaj saj. Por Irani nuk e bëri këtë. Tani ai ka nisur t’i shkelë gradualisht – fillimisht në masë të vogël – këto detyrime. Në korrik Irani e rriti normën e lejueshme të pasurimit të uraniumit nga 3,67 përqind në 5 përqind.

Tani presidenti iranian Hassan Ruhani ka deklaruar, se autoriteti iranian bëthamor në fushën kërkimore-shkencore dhe atë të zhvillimit “menjëherë” do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe nuk do t’u përmbahet më “të gjitha detyrimeve në këtë fushë”. Ruhani tha gjithashtu, se partnerët kontraktues kanë dy muaj kohë për t’i përmbushur premtimet e tyre. Pas kësaj edhe Irani sërish do t’u përmbahet detyrimeve. por deri tani përpjekjet e këtyre tre vendeve nuk i kanë dëshmuar rezultatet e dëshiruara.

Ditët e ardhshme Agjencia Atomike iraniane do ta precizojë deklaratën e Ruhanit. Me zgjerimin e aktiviteteve nukleare në fushën kërkimore-shkencore dhe atë të zhvillimit mund të nënkuptohet, se Irani po zhvillon centrifuga të reja më me rendiment për pasurimin e uraniumit, gjë për të cilën marrëveshja bërthamore parashikon kufizime. Po ashtu ajo mund të nënkuptojë edhe se Irani sërish prodhon uranium të pasuruar për reaktorin e vet kërkimor në Teheran, i cili është pothuajse një gjysmë shekulli i vjetëruar e në kuadër të marrëveshjes ky reaktor ishte nxjerrë jashtë funksionit. Reaktori kërkimor furnizon mjekësinë e radiologjisë së Iranit me uranium të pasuruar.

Pritjet e Iranit janë të mëdha ndaj tre vendeve të BE-së. Këto vende kërkuan nga Irani si një masë për forcimin e besimit, që Teherani të mos ndjekë më politikën e përshkallëzimit në ngushticën e Hormuzit. Iranie ka kuptuar, që kjo nuk është në interesin e tij. Sepse me çdo anije të bllokuar do të ashpërsohej misioni amerikan në Gji për sigurimin e qarkullimit të lirë të anijeve.

Një tjetër masë për forcimin e besimit mund të ishte, që Irani të tërhiqet vullnetarisht nga shkeljet ndaj marrëveshjes. Por Irani do që ta përdorë këtë si mjet presioni. Ende ky vend prej kësaj nuk ka përfituar asgjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME