Categories Lajme

Ish-avokatja e Shtetit emërohet gjyqtare në Tiranë

Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron gjyqtare në Tiranë, ish-avokaten e Shtetit, Alma Hicka. Vendimi, siç raporton gazetari Arsen Rusta, është marrë një ditë më parë në mbledhjen e KLGJ-së.

Para vitit 2013, Hicka ka qenë gjyqtare në Kavajë, por duke qenë se vendet atje ishin të zëna ajo është caktuar me detyrë gjyqtare në Tiranë.

Ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka u largua nga detyra në 2018-ën dhe në vend të saj, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni propozoi Artur Metanin. Hicka u emërua Avokate e Shtetit nga Kryeministri Edi Rama, në 5 nëntor të vitit 2013. Kryeministri Rama në atë kohë sqaroi se nuk bëhej fjalë për shkarkim, por largim nga detyra me vullnet të vetë Alma Hickës. “Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”, shkruante Rama në atë kohë.

Hicka ka përfaqësuar interesat e qeverisë shqiptare në disa gjyqe ndërkombëtare, ndërkohë që opozita e ka atakuar disa herë figurën e saj, si në konflikt interesi, pasi sipas PD, bashkëshorti i saj ishte avokat i CEZ, ndërkohë që Hicka përfaqësonte qeverinë shqiptare në këtë gjyq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Merr flakë makina në Lezhë, ja çfarë dyshohet

Një automjet është përfshirë nga flakët në shatin Shullaz. Shkak dyshohet se është bërë një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve.  Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U trafikuan nga Kosova drejt Shqipërisë 12 pistoleta dhe municion luftarak , arrestohet 27-vjeçari (VIDEO)

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Barriera”, duke arrestuar një…

LEXO ME SHUME