Categories Lajme

Ish-luftëtarit të UÇK-së, që po lufton me jetën në QKUK, i refuzohet viza gjermane për shërim jashtë vendit

Ish-luftëtarit të UÇK-së, që po lufton me jetën në QKUK, i refuzohet viza gjermane për shërim jashtë vendit Pesë ditë më parë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e vizitoi në spital ish-luftëtarin e UÇK-së Avni Hysenin, i cili prej një kohe të gjatë gjendet i shtrirë në QKUK, mirëpo dje të njëjtit i është refuzuar viza gjermane për shërim jashtë vendit.

Para pak minutash, vëllai i pacientit, Adnan Hyseni, i cili raportohet të ketë vënë në shitje gjithë pasurinë për ta shëruar Avninë, ka treguar se i është refuzuar viza gjermane në kohën kur, siç tha ai, “ti po lufton me jetën”.

“Nuk paska përjetim më të rëndë në jetë se kur një kërkesë për dërgim jashtëm vendit e që është jetike për jetë a vdekje për ty vëlla Avni Hyseni, të refuzohet nga Ambasada Gjermane në Kosovë vetëm për shkak të burokracisë së tyre. Kjo tregon se kush jemi ne në Kosovë dhe sa e vlefshme është jeta e një personi i cili nga sekonda në sekondë lufton me vdekjen”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Adnan Hyseni, raporton Koha.net. Ndryshe, familjarët e Avniut ka kohë që janë duke kërkuar ndihmë financiare për shërimin e tij jashtë vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME