Categories Lajme

ISHSH Gjirokastër, asnjë shkelje në 39 inspektimet e kryera

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i degës Rajonale Gjirokastër ka kryer 39 inspektime, ndërsa nuk kanë konstatuar asnjë shkelje. ISHSH Gjirokastër bën të ditur se “në mënyrë më të detajuar janë monitoruar 9 tregtime produktesh ushqimore, 3 farmaci, 2 zyra pagesash, 16 tregtim produktesh jo ushqimore, 8 fasone, një fabrikë uji”.

“Nga monitorimi u konstatua se subjektet zbatonin protokollet sipas riskut të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në 7 subjekte fason që u kryen monitorime nga task-forca e ngritur rezultoi se 2 fasone ishin të mbyllur, 4 fasone respektonin të gjitha kushtet e protokollit të kuq, 1 fason nuk kishte marrë lejen e ushtrimit të aktivitetit nga e-Albania, nuk kishte termometër infrared, nuk kishte afishuar protokollet e sigurisë dhe i mungonte kontrata me mjekun. Fasoni kishte marrë masat mbrojtëse (maska, doreza dhe dezinfektantë), respektonte distancimin social dhe ishte i ajrosur me kushte të mira higjieno-sanitare. Ai u këshillua për marrjen e masave për plotësimin e të gjitha mungesave”, – tha ISHSH, Gjirokastër.

Po ashtu, në fabrikën Uji i Ftohtë Tepelenë u krye monitorim nga grupi i taksforcës dhe i respektonte të gjitha kushtet e protokollit të kuq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME