Categories Lajme

Ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë, avioni me 155 pasagjerë bën ulje emergjente në Beograd

Një avion që ishte nisur nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Nikola Tesla në Beograd.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu, reagoi duke thënë se shkak është bërë një problem teknik.

Në aeroplan kanë qenë 155 udhëtarë.

“Autoritetet shtetërore të Kosovës në kordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe kordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim. Fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më vonë nga operatori ajror sipas procedurave te aplikuara në raste të tilla.

Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatorin Euroëings në ditët në vijim”, shkroi Aliu në profilin e tij në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME