Categories Lajme

Ishte shumë ftohtë Azem në 14 shtator, unë isha atje kur dhe ar.kivolin ta shkallmun

Nga Kreshnik Spahiu          

14 shtator / I dashur dhe i paharruar Azem,

Atë mëngjes ne ishim atje në shesh për të përcjell ty në banesën e fundit. Shiu që filloj natēn që u derdh kallashnikovi mbi ty, nuk kishte ndalur 48 orë.

Ishim të gjithë atje, në sheshin Skënderbe dhe më pas të gjithë u drejtuan në Bulevardin e Dëshmorve.

Të gjithë u rreshtum në funeral mes thirrjesh “Azem ti je Gjallë” Në funeralin e bulevardit mungoi vetëm ai: “besë-preri”. Mbasi mbajti fjalim iku tinëz….

Mijra fytyra të zbehta dhe sy të përlotun u ngrin kur panë që ai si gjarpër u largu drejt zyrës, atje ku ti ishe pushkatu.

Çdo kush e kuptoj se donte me të përdor edhe në “xhenaze”, dhe ai gjithmon duke hedh gurin e duke fsheh dorën.

Iku nga funerali, i fsheh dhe ti shkundi eshtrat e tua.

Ashtu të shtangun kena ngri mes bulevardit kur arkivoli yt u përdor me thy dyert e kryeministrisë, dhe mes plumbash ashtu edhe duke fjet, ata prej teje trembeshin dhe donin me thur lavdi.

Të harruan vlla dhe vazhdonin me kufomën tënde të hapnin dyert e pushtetit. Isha aty dhe s’munda ti ndal, as çmendurinë dhe as tradhtinë, as pabesinë dhe as pa burrninë sepse ai që dirigjonte pa kanun e pa fe nuk ishte atje.

Kishte plot “Lule” të tjera edhe atëherë me i përdor ai dhe me ja faturu grushtin e përgjakun me jetën tënde.

Munda veç të të shoqëroja ty për herë të fundit në banesën e përhershme.

Trupin tënd mundëm me e marr dhe ishim shumë pak kur të dërguam atje në varreza sepse turma mbeti në bulevard mes ethesh për të rikthyer gjarprin në pushtet.

Ishte fundi historisë por dhe njeriu i fundit ishe ti. Unë shpresoj të jetë kështu, dhe mos vazhdoj poshtrimi deri tek trashëgimtarët e tu.

Ishte shumë ftohtë Azem në 14 shtator, unë isha atje kur dhe arkivolin tand e shkallmun….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME