Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës.

Karabinierët e Cesenatico njoftuan se aksioni erdhi pas lëvizjeve të dyshimta që bënte i riu me mjetin e tij, duke nisur një sërë kontrollesh në zonë. Makina e 22-vjeçarit, e cila u gjet se i përkiste një krimineli të dënuar, i cili ishte monitoruar nga oficerët për një sërë lëvizjesh të dyshimta, u kontrollua.

Brenda u gjetën afërsisht 150 gramë kokainë, tashmë të ndarë në doza, të fshehura brenda panelit të kontrollit të mjetit, së bashku me pajisje për paketimin e drogës. Karabinierët e zgjeruan kontrollin edhe në shtëpinë e tij, ku gjetën materiale të ndryshme të nevojshme për paketimin e dozave. Lënda narkotike dhe materiali i gjetur u sekuestruan.

Në përfundim të aksionit 22-vjeçari u arrestua dhe me urdhër të Zëvendës Prokurorit Publik të Gjykatës së Forlit u dërgua në burg, për të pritur një seancë dëgjimore për vërtetimin e masës, informon media italiane. Pas një seance të përshpejtuar, ndaj tij u mor masa e arrestit shtëpiak, duke i vendosur edhe byzylykun elektronik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë , vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot ndeshja e kombëtares/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kontrolle të imtësishme (VIDEO)

Në prag të ndeshjes së kombëtares sonë të futbollit me Poloninë, forcat e policisë polake…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi kibernetik iranian ndaj Postës Shqiptare, reagon AKSK: Nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira!

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kiberentike ka reaguar në një deklaratë zyrtare mbi sulmin kibernetik të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autor…

LEXO ME SHUME