Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku një grua ka humbur jetën pasi banesa ku ajo jetonte u përfshi nga flakët. Ngjarja është shënuar në rrugicën e njohur si e “Koplikëve”, në qytetin e Shkodrës. Viktima është Laje Betja rreth 80 vjeç.
Megjithëse është tentuar t’i jepet ndihma e parë ka qenë e pamundur pasi flakët kane shkrumbuar banesën thonë burime policore. Gruaja e moshuar është dërguar në morgun e spitalit. Nga të dhënat në vendngjarje, zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha por dyshohet që e moshuara mund të ketë qenë e sëmure dhe nuk ka mundur të lëvizë Ajo është gjetur në divanin që është përfshirë nga flakët.