Ivanka Trump ka mbërritur serish mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlores. Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar gjatë natës në vilat qeveritare ne Vlorë.
Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme, Ivanka Trump pritet të udhëtojë drejt Dhërmiut ku ndodhet edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Mësohet se rreth orës 11:00 pritet një takim mes tyre në vilat qeveritare në Dhërmi, i cili do të pasohet nga një drekë e përbashkët.
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me mbërritjen e Ivanka Trump apo zhvillimin e këtij takimi.
Po ashtu bëhet e ditur se Ivanka Trump pritet të zhvillojë edhe disa ndalesa në qytetin e Vlorës.
Kjo është e disata herë që Ivanka Trump vjen në Shqipëri, konkretisht në zonën e jugut.
Edhe në janar të këtij viti, vajza e presidentit amerikan publikoi pamje nga natyra e jugut të Shqipërisë, ndërkohë në sfond kishte vendosur këngën “Luleborë”.
Nuk ka informacione rreth vizitës së saj, por ajo dhe bashkëshorti i saj kanë parashikuar investime në Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.
