Muaji Maj do të tregojë më së miri se po i afrohemi verës së nxehtë. Sinoptikania Adiola Bani foli për “Fax News” duke zbuluar se duke nisur nga dita e enjte, do të kemi mot të kthjellët me temperatura maksimale deri në 25 gradë Celsius. “Përjashtim do të ketë vetëm dita e mërkurë e kësaj jave (6 Maj), ku herë pas here, në pjesën më të madhe të territorit do të kemi shira afat shkurtër. Sa i përket temperaturave, nesër do të ketë rënie në zonat veriore”, tha Bani.
Ndërsa nga dita e enjte, do të kemi rritje graduale të vlerave termike. “Temperaturat normale të muajit maj janë në mëngjes, jo më shumë se 6 apo 7 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi 25 apo 26 gradë Celsius.
Temperaturat jo normale janë mbi 27. Pritet që gjatë muajit maj të kemi 30 gradë, por meqë jemi hasur vitet e tjera, janë bërë më normale”, u shpreh Bani.