Categories Lajme

Ja si u kthye mbrapsht në Athinë avioni me 68 pasagjerë

Pas rikthimit të normalitetit në aeroportin e Rinasit, detaje të tjera kanë dalë në dritë. Gazetari Ermal Vija bën me dije se i pari që ka mësuar në lidhje me bllokimin e punës në aeroport ka qenë efektivi i policisë në komisariatin e Rinasit, Astrit Kurti. Ndër të tjera mësohet se Kurti me detyrë inspektor i vendqëndrimit të avionëve, mori informacion në lidhje me situatën e krijuar në aeroport.

Para hetuesve ai ka treguar se si rrodhën ngjarjet në aeroport hap pas hapi, deri në kthimin e avionit të parë me 68 pasagjerë të linjës Athinë-Tiranë. Në dëshminë e tij Kurti ka sqaruar se më datë 7 prill në aeroportin e Rinasit kanë qenë të planizuara për të udhëtuar nga Rinasi në drejtim të vendeve të tjera 13 linja ajrore me pasagjerë. Nga këto 13 linja, janë nisur të fluturim 5 linja ajrore dhe tetë linjat e tjera janë pezulluar nga ana e Albcontrollit dhe gjithashtu edhe linja ajrore Aegean me intinerat Athinë-Rinas është nisur nga Athina për në Tiranë dhe është kthyer sërish mbrapsht për në Athinë pa u ulur dot në aeroportin e Rinasit për shkak se i është anuluar ulja nga ana e Albcontrollit.

Bazur në raportin e Shërbimit të përpiluar nga punonjësi i policisë, Inspektor Astrit Kurti, i cili ka qenë i planëzuar me shërbim në VQA  ka rezultuar se rreth orës 08:30 ka shkuar te zyra e load kontroll ku merret informacion mbi linjat ajrore dhe është informuar se linja ajrore nga Athina për në Tiranë është nisur dhe se ulej në Rinas në 09:25. Gjithashtu Kurti ka shpjeguar në raportin e shërbimit se rreth orës 09:30 ka dalë nga vendqëndrimin e avionëve për të pritur linjën ajrore që vinte nga Athina për në Tiranë dhe aty në pistë ka konstatuar avionin e linjës Air Albania për në Stamboll dhe se marshalli i ka thënë se janë në grevë punonjësit e Albcontrollit dhe se janë në pritje të një konfirmimi.

Më tej Kurti shpjegon se në shërbimin e Load Kontrollit është njoftuar aty nga punonjësit se avioni i linjës ajrore që vinte nga Athina për në Rinas, është kthyer mbrapsht për në Athinë me 68 pasagjerë në bord. Sipas efektivit të policisë në raportin e shërbimit se rreth orës 10:10 është nisur avioni i Air Albanias për në Stamboll, ( pra është nisur me 50 minuta vonesë ) dhe se gjithashtu rreth orës 10:35 është ulur avioni i linjës ajore Ëizz Air nga Milano për në Rinas.

Ndërkohë Kurti shpjegon se në raportin e shërbimit se rreth orës 11:00 ka shkuar te zyrat e load kontrollit për të marrë informacion për avionin që vinte nga Athina për në Tiranë  dhe se aty i kanë konfirmuar punonjësit se nuk ka më fluturime, dhe se pasagjerët që kishin bërë check in do ktheheshin dhe nuk do fluturonin për shkak të pezullimit të fluturimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME