Categories Lajme

“Jam me njerëz”, shoqja e Marvi Mihalit tregon sms-të e fundit me Marvin

Ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës dëshmoi shoqja e Marvi Mihalit, i riu që u vra pas një sherri për një karikues telefoni.

Ajo kishte qenë me Marvin ditën që ndodhi vrasja dhe konkretisht, në momentin që është telefonuar nga shoku i tij, Armend Haxhiu, i cili kishte edhe konfliktin me Bitrajt. Dëshmitarja ka treguar se para ngjarjes, ajo së bashku me Marvin dhe disa miq të tjerë kanë qenë te sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa e ka marrë Armendi në telefon dhe i ka thënë që të shkonte me të.

Sipas saj, i riu i ka thënë jo, por pas disa insistimeve të tij, ka shkuar. Në spital, tha dëshmitarja, Armendi i ka pohuar se Marvin e ka vrarë Dejvi Bitraj, ndërsa i ka thënë se ata, ishin të armatosur me thika dhe ai vetë ishte larguar nga frika.

“Të ndjerin e kam pasur shok të ngushtë, njoh edhe Armendin, ndërsa me të pandehurit nuk kam asnjë njohje. Ditën kur ka ndodhur ngjarja, ne kemi qenë së bashku pothuajse gjithë ditën dhe në momentin që Marvi është telefonuar nga Armendi, kemi qenë te sheshi “Nënë Tereza”, së bashku me disa miq të tjerë. Marvi është larguar pak nga ne kur foli në telefon dhe kur u kthye, u duk i shqetësuar, ndërsa kam dëgjuar që e pyeti nëse ishin prekur me dorë, pra, nëse ishin konfliktuar apo vetëm kishin folur në telefon.

Pas kësaj, Marvi i ka thënë që të mos shkonte dhe ta linte këtë punë për ditën tjetër. Ne jemi larguar nga sheshi dhe deri në momentin që jemi ndarë, Marvi nuk do të shkonte, ndërkohë unë e kam telefonuar shpesh gjatë kësaj kohe që të merrja vesh se çfarë do ndodhte, por ai nuk ma ka ngritur telefonin dhe më ka shkruar se ishte me njerëz.

Më vonë, më ka marrë në telefon Armendi, i cili më pyeti për Marvin, ndërsa unë së bashku me nënën time dhe një shoqe kemi kërkuar në urgjenca, kur shkuam të Spitali Ushtarak kemi takuar Armendin, i cili ishte me dy persona të tjerë. Ai më ka thënë se Marvin e ka qëlluar me thikë Dejvi, ndërsa ai ishte larguar pasi ata personat ishin të armatosur me thika dhe hunj”, tha shoqja e Marvi Mihalit, Grejsi Stërmasi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME