Categories Lajme

Janë turistët ‘besnikë’ të Shqipërisë/ Republika Çeke jep lajmin

Koronavirusi ka krijuar probleme të mëdha në mbarë globin, pasi mbyllja e kufijve ka ndikuar drejtëpërdrejt në eonominë e çdo kombi. Kur shumë shtete kanë nisur lehtësimin e masave dhe kanë para lajmëruar se hapja e kufijve do të bëhet në muajt në vazhdim, Republika Çeke ka urdhëruar se udhëtimet në Çeki do të ndalohen për një vit.

Lajmi është bërë me dije nga Presidenti çek, Milos Zeman, i cili i ka paralajëmruar qytetarët që të shijojnë bukurinë e vendit të tyre këtë verë, sepse udhëtimi në vendet e tjera do të ndalohet për një vit, si shkak i koronavirusit. Teksa ka folur për një radio ditën e djeshme, ai ka thënë se kufizimet aktuale të kufijve duhet të zgjaten deri në një vit në mënyrë që mos vijë një valë e dytë e virusit përmes udhëtimeve në ato vende ku Covid-19 nuk është zhdukur ende.

Kujtojmë që në mes të muajit mars, Republika Çeke ndaloi të gjitha udhëtimet dhe fluturimet në vend dhe jashtë tij për të frenuar përhapjen e virusit. Ndërsa të gjithë ata që udhëtojnë për në punë, drejtuesit e kamionëve dhe njerëzit që kanë arsye të rëndësishme për të shkuar në një vend tjetër, siç është trajtimi mjekësor, janë të përjashtuar nga ndalimi i largimit nga vendi. Por agjensitë e udhëtimit dhe kompanitë e tjera të udhëtimit kanë kërkuar më parë që të paktën të lejohen të udhëtojnë për në Sllovaki dhe Kroaci, pasi janë destinacione të njohura turistike për çekët, pasi edhe rastet e infeksioneve janë të rralla.

Kujyojmë këtu që Shqipëria është një ndër destinacionet më të preferuar të çekëve, të cilët mbushin bregedtin e jugut vit pas viti, por eksplorojnë edhe turizmin malor në vendin tonë. Mesa duket këtë vit Covid-19 do të pengojë çekët të pushojnë në Shqipëri, por kjo padyshim dotë sjellë edhe shumë boshllëqe për turizmin në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Armë e plumba, në banesën e Dhimos në Shqipëri! 45-vjeçari, vrasës me pagesë, një nga kriminelët më mizorë!

Armë, plumba dhe karikatorë u gjetën në shtëpinë e shqiptarit Dhimitër Meçi, i njohur si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku renditen të huajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident me vdekje në Shkodër, slloveni përplas këmbësoren

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar. Ndoqën viktimën me kamera

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë rreth 100 mijë euro, pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari…

LEXO ME SHUME