Categories Lajme

Jehonë në mediat ndërkombëtare për protestën e studentëve në Tiranë

Protesta e studentëve në Tiranë ka shkaktuar jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Prestigjiozja franceze “L’express” shkruan se në “Tiranë ka pasur manifestime të forta studentore”. Nuk shkrim thuhet se studentët shqiptarë protestuan me mijëra për ditën e katërt radhazi duke kërkuar ulje të tarifave të shkollimit. Gazeta franceze citon gazetarë të AFP sipas të cilës një tubim i rëndësishëm është mbajtur në Tiranë, por që është pasuar edhe qytetet e tjera të mëdha të vendit si Korça, Elbasani dhe Durrësi.

“Në universitetet publike, tarifat e shkollimit shkojnë nga 160 në 2560 euro, një shumë e madhe në këtë vend të varfër ku paga mesatare është 350 euro. Protesta shpërtheu pas vendimit për të marrë pagesa për provimet e mbartura. Qeveria hoqi dorë të enjten, por pa shuar dot zemërimin e 110 mijë studentëve në sistemin publik të vendit prej 3 milion banorësh.

“Një i ri që nuk proteston është një i ri i vdekur”, “Ne jemi studentë, jo klientë!” – i thërrisnin protestuesit para Ministrisë së Arsimit” – thuhej në shkrimin e gazetës franceze. Ajo citon edhe deklaratat e kryeministrit Rama në Facebook i cili postoi një video që tregon një projekt të korpusit universitar, që arrin në 18.8 milionë euro me ndihmën e qeverisë gjermane.

“Dy ditë më parë, ai kishte zemëruar shumë studentë duke shkruar gjithashtu në Facebook që taksapaguesit nuk duhet të paguajnë për ata që humbën sesionin e parë të provimeve. Protestuesit po kërkojnë gjithashtu premisa më të mira, përfaqësim më të mirë në bordet universitare dhe një rritje në buxhetin për arsimin, i cili zë vetëm 3.3% të produktit kombëtar bruto, sipas shifrave nga Ministria e Financave” – shkruan “Lexpress”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME