Categories Lajme

Jetonin mes skamjes, jetimët e sëmurë bëhen me shtëpi

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Shkup të Maqedonisë. Familja e Agim Terziut jeton në kufijtë e mbijetesës. Agimi jeton me tre motrat e tij në banesën numër 59 në lagjen “Gazi Babë” Shkup.

Ata janë rritur jetimë. Nuk kanë parë një ditë të bardhë. Të katërt anëtarët janë të sëmurë dhe jetojnë në mjerim të plotë. Nuk kanë asnjë të ardhur dhe për ta nuk kujdeset askush.Vajza Mevludja lindi e verbër, Shemsia është tërësisht e paralizuar ndërsa Sevimja dhe Agimi janë gjysmë të verbër.

Agimi: është kaq e vështirë të mbijetojmë, ne nuk punojmë!

Në lagjen ku banojë, fqinjët i njohin mirë vuajtjet e tyre. Mbijetesa e tyre varet vetëm falë ndihmës së fqinjëve dhe njerëzve bamirës. Por pavarësisht se ndihmës me ushqimet më bazike, kjo familje ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

Agimi: na ndihmojnë vetëm fqinjët, vetë nuk punoj dot se jam sëmurë. Nuk mundem. Nuk kemi asnjë të ardhur.

Kushtet ku jetojnë janë të rënda, kudo ka papastërti. Nga papastërtia dhe qëndrimi i vazhdueshëm në shtrat, në lëkurën e tyre janë përhapur plagë dhe infeksione të ndryshme. Këtu të harruar mes pisllëkut ata kanë nevojë që dikush tu zgjasi dorën. Por thirrjet e tyre u dëgjuan. Fati i tyre nuk do të jete kurrë më i njëjtë. Fondacioni “Firdeus” u siguroi një banesë të re. “Falenderoj Elvis Nacin dhe gjithë donatorët që më ndihmuan” thotë Agimi i emocionuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME