Categories Lajme

Ju pashë sot, ishit shumë… Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Mos u ndalni

Nga dom Gjergj Meta

Rastësisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndërra keni në zemrat tuaja. Por, keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndërruar.

Në fakt, ndenja disi anash, teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor, sikurse jua prishin përfaqësuesit e politikës, sidomos asaj opozitare që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja.

Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend, sepse politika e qeverisë ua ka bërë t’u gërtitet ky vend. Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor.

Ju jeni përgjgja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap’ nëpër studjo televizive pa asnjë produkt. Faleminderit studentë!  Jua di për nder që jeni dhe që ngrini zërin tuaj. Mos pranoni t’ju vjedhin kauzat apo t’ju blejnë. Forconi mendimin tuaj dhe shkojini deri në fund. Keni të drejtë derisa sa doni një të ardhme.

Ju mund ta bëni ndryshimin. Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Mos u ndalni. E drejta juaj është e ardhmja e vendit tonë.

Ju admiroj pafund!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masakra e Urës Vajgurore/ GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Fran Marashin

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dërnuar me burgim të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e dyfishtë në Greqi, babai humb jetën kur mëson aksidentin fatal të të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Corriere della Sera”: Alban Ajdini shpik këpucët që lidhen vetëm me një gisht

Shtetasi shqiptar Alban Ajdini, i cili banon në Manduria, Itali ka krijuar një model këpucësh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ishte zhdukur prej dy ditësh, policia jep detaje pas gjetjes së 50-vjeçarit të pajetë

Pas një operacioni kërkimi të Policisë së Sarandës dhe shërbimeve kufitare, trupi i pajetë i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

1 mln € bizhu e sende luksi/ “Nikla” bën namin në banesat e 49 VIP-ave. Në Francë kapen 7 grabitësit, i drejtonte Edison Pula

Vodhën banesat e 49 personazheve VIP si futbollistë, pilotë të Formula Uno dhe këngëtarë të…

LEXO ME SHUME