Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku një 25-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit.
Viktima, i identifikuar si M. Xh., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e motiveve që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.