Categories Lajme

Kategoritë/ Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025 të Katalogut të Pasurive të Sekuestruara dhe Katalogut të Pasurive të Konfiskuara.

Këta katalogë janë publikuar fillimisht për herë të parë gjatë muajve shkurt dhe mars 2025 dhe tashmë janë përditësuar për të reflektuar të gjitha ndryshimet, zhvillimet dhe lëvizjet që kanë ndodhur gjatë vitit 2025 deri në fund të tij, në kuadër të administrimit të pasurive nga AAPSK. Përditësimi i tyre përfaqëson vijimësinë e një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës inventarizimi të pasurive të vendosura nën administrimin e Agjencisë.

Publikimi dhe rifreskimi i katalogëve synon rritjen e transparencës, forcimin e llogaridhënies institucionale dhe garantimin e aksesit të hapur në informacion për qytetarët, institucionet dhe të gjitha palët e interesuara. Katalogët ofrojnë një pasqyrë të detajuar mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, statusin ligjor të tyre dhe mënyrën e administrimit nga AAPSK.

Në lidhje me këtë proces, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, u shpreh: “Publikimi dhe përditësimi i vazhdueshëm i katalogëve të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara është një angazhim konkret i AAPSK për transparencë dhe administrim të përgjegjshëm. Për herë të parë, këto pasuri po dokumentohen dhe bëhen publike në mënyrë të strukturuar, duke krijuar një standard të ri në administrimin e tyre dhe duke forcuar besimin e publikut dhe institucioneve në këtë proces”.

AAPSK sqaron se vlerat e pasurive të pasqyruara në katalogë, të shoqëruara me pasaportat përkatëse, nuk përfaqësojnë vlerën e tyre të tregut. Këto vlera janë referuese dhe janë marrë në bazë të dokumentacionit zyrtar dhe dosjeve hetimore përkatëse. Publikimi i pasurive realizohet për qëllime transparence dhe informimi, dhe nuk ka si objektiv shitjen apo tjetërsimin e tyre.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara mbetet e angazhuar në zbatimin e parimeve të ligjshmërisë, eficiencës, transparencës dhe interesit publik, duke garantuar një administrim sa më të rregullt dhe profesional të pasurive që i janë besuar.

Kategoritë/ Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Me pistoletë si stilolaps, pinte kafe në lokal, arrestohet 31-vjeçari në lokal

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aplikimi/ Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Kriteret dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur garën për zgjedhjen…

LEXO ME SHUME