Categories Lajme

Katër ruse me çanta i bashkohen serbëve në veri të Kosovës

Mediat në Kosovë raportojnë se katër rusë sot kanë hyrë në mesin e serbëve në veri në Jarinje. Sipas burimeve të “KosovaPress” në vendin e ngjarjes, rusët kanë sjellë me vete edhe tri çanta, të cilat i kanë hapur vetëm në kohën kur është errësuar. Nuk dihet ende se çfarë ka në ato çanta, megjithëse është përjashtuar se ato janë armë. Sipas të gjitha gjasave, janë pajisje kibernetike.

Fotografitë e bëra në vendin e ngjarjes tregojnë momentin kur ata po i afroheshin njërës nga pikat ku janë mbledhur serbët, disa qindra metra më poshtë se pika kufitare. Merret vesh se me të arritur në vendin e ngjarjes, rusët kanë shkaktuar një dozë shqetësimi edhe te disa serbë vendas. Mirëpo, ata janë nga serbë që kanë ardhur këto ditë nga Mali i Zi.

Të dhëna të tjera të sigurta nga burimet në veri, thuhet se mbrëmë ka hyrë një grup i serbëve nga Serbia, të përfshirë në puçin e organizuar nga rusët në Podgoricë në vitin 2016, në krye me Bratislav Dikiçin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME