Categories Lajme

Katër sinjalet që jep trupi kur keni probleme me zemrën

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë si dhe kryeni aktivitete fizike.

Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjendje të japë paralajmërimet e një problemi me zemrën.

Shtrëngimi në kraharor

Shtrëngimi në mes të kraharorit është në nga treguesit kryesorë të problemeve me zemrën. Nëse keni dhimbje , bllokim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.

Frymëmarrja

Sipas të dhënave, një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri. Nëse jeni duke ecur apo ngjitur shkallët dhe ndjeni një lodhje të pakuptueshme që ju pengon atëherë mund të jetë një shenjë paralajmëruese e problemeve me zemrën.

Rrahje të çrregullta të zemrës

A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori? Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë? Ajo për të cilën po flasim në këtë artikull ka të bëjë me rrahjet e çrregullta të zemrës, një fenomen që zgjat krejt pak, por që mund të ndodhë shpesh, jo vetëm kur jeni në lëvizje, por edhe kur jeni ulur, shtrirë ose duke qëndruar në heshtje. Ky çregullim i rrahjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.

Humbja e ndjenjave

Ka raste kur njeriu humb ndjenjat apo siç thuhet, i bie të fikët në mënyrë të pashpjegueshme dhe pa shkak të mirëfilltë. Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, këshillohet të vizitoheni tek një mjek menjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME