Categories Lajme

Kërcënohen me jetë dy aktiviste të komunitetit LGBT+

Dy aktiviste të komunitetit LGBT+, Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, janë kërcënuar me jetë, nëpërmjet mesazheve online.  Një person i panjohur me datë 10 shkurt, në orën 12.00 paradite i ka dërguar këto mesazhe të dyjve:’’kur të vini ju te pedonalja prap si sot ne do jemi me sniper nga terraca tjua fusim ne lule te ballit do dilni ju per kafeee’’. Ndërkaq aktivistet konfirmojnë se gjatë asaj dite, kanë qenë të ulura për të pirë kafe në zonën e njohur si ‘’Pedonalja’’ në Tiranë.

Ahmetaj dhe Mara janë partnere që bashkëjetojnë me njëra tjetrën dhe kanë dy fëmijë.  Ngjarja u është referuar autoriteteve, ndërkohë organizata PRO LGBT, bën thirrje për zbardhjen e saj.

Deklarata e plotë – PRO LGBT: 

Ditën e djeshme me datë, 16 shkurt, Alba Ahmetaj, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Pro LGBT, pjestare aktive e komunitetit LGBTQ+ në Shqipëri, dhe bashkjetuese me Edlira Marën, të cilat kanë edhe dy vajza të mitura, kanë marrë kërcënime me vdekje në një platformë digjitale. Specifikisht në Messenger, ku një person i panjohur me datë 10 shkurt, në orën 12.00 paradite i ka dërguar këto mesazhe të dyjve:’’kur të vini ju te pedonalja prap si sot ne do jemi me sniper nga terraca tjua fusim ne lule te ballit do dilni ju per kafeee’’. Ndërkaq të dyja konfirmojnë që kanë qenë të ulura për të pirë kafe në zonën e njohur si ‘’Pedonalja’’ në Tiranë. Ato gjithashtu dëshmojnë që nuk kanë patur kërcënime fizike apo verbale, gjatë asaj dite.

Shqetësimi kryesor është se kjo ngjarje ndikon sigurinë e familjes së Albës dhe Edlirës. Si dy gra lezbike të dalura hapur në shoqëri dhe media, dhe nëna të dy fëmijëve të mitur, ky kërcënim kanos jetën e të t’ 4-tave. Kjo ngjarjedhe mënyra se si do të qaset nga institucionet publike do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për të kuptuar përkushtimin ndaj komunitetit LGBT në Shqipëri, por edhe sigurinë publike të secilit prej nesh, në platforma online dhe në botën reale.

Gjithë kjo ngjarje vjen edhe më shqetësuese dhe kërcënuese, pas një vale ndodhish në Shqipëri ku 2 gra ndërruan jetë si pasojë e kërcënimeve në platforma online dhe publikimeve të ndryshme. Shteti shqiptar duket se po merr iniciativa të ndryshme, por deri në momentin ku drafte e projektiligje të miratohen, secili prej nesh ndihet i rrezikuar nga idiotsia momentale e dikujt, veçanërisht kur në mes është edhe jeta e dy fëmijëve të mitur.

Deri më tani, shtetësja Alba Ahmetaj ka bërë një Kallëzim Penal pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, duke shpresuar qëtë merren hapat e duhur ligjor mbi gjetjen dhe ndëshkimin e personit që gjindet pas profilit. Gjithashtu i ka shkruar edhe Ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës i cili ka shprehur për vëmendjen nga autoritetet.

Në këtë linjë veprimesh dhe ngjarjesh, kërkesa jonë qëndron së pari për ndërmarrjene hapave ligjorë kundrejt personit që qëndron pas këtij kërcënimi nga institucionet publike. Gjithashtu kërkesa jonë qëndron edhe ndaj shoqërisë civile, mediave, politikanëve dhe gjithë individëve për solidaritet mbi delikatesën e ngjarjes e cila ndikon sigurinë publike, por edhe mirëqenien e përbashkët. Andaj apeli jonë qëndron edhe për secilin prej jush për kujdes të shtuar në hapësirat digjitale, dhe në denocimin për çdo kërcënim sado i vogël mund t’iu duket ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME