I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte Genard Hajdini. Genardi ka mbaruar studimet në SHBA me rezultate shumë të mira. Prej tetë vitesh ai ka punuar pranë ISHP-së (Instituti i Shëndetit Publik), por prej disa kohësh është pushuar nga puna.
Genardi, ka një kërkesë të pazakontë për kryeministrin Rama. Ai e sfidon në një ndeshje basketbolli dhe nëse fiton, Hajdini do të bëhet këshilltari i kryeministrit, sa i takon çështjeve shëndetësore. Kur moderatori Flori Gjini e pyeti se, a është i aftë për ta mundur kryeministrin, Genardi tha se po, pasi është një triplues i zoti dhe bën kosh me të dyja duart.
“Dua të jem në shëndetësi, arsim. Po të isha pranë kryeministrit do të ishte më mirë, duke i fryrë në vesh, duke i buçitur koka nga gjërat që do t’i thoja unë. Unë do t’i kërkoj një ndeshje basketbolli deri në 10 pikë, nëse do të e fitoja unë, do të bëhesha këshilltar. Kam qenë një triblues i mirë dhe gjuaj me të dyja duart”, tha Genardi.