Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi kishte 9 vite që ndiqej.Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari duhet të shlyejë dënimin për krimin e kryer në qershor të 2009-ës.
Këtë mëngjes, Carabinieri i Signa arrestoi një shqiptar 55-vjeçar, i njohur për policinë italiane. Mësohet se ai është dënuar për veprime persekutive, dëmtim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Vendimi për shqiptarin është marrë në Firence në qershor të 2009-ës.
55-vjeçari, i cili po vëzhgohej prej kohësh nga karabinierët e Sesto Fiorentino, u surprizua teksa po hynte në shtëpi. Menjëherë pas kësaj ai u dërgua në burg.
