Categories Lajme

“Kërkoni ndjesë”, problemet me identifikimin biometrik ‘përplasin’ PS-në me KQZ-në

Që në nisje të votimeve në orët e para të mëngjesit në shumë qendra votimi nuk ka punuar sistemi duke bërë që KQZ të marrë vendim për vijimin e procesit me fleta të printuara.

Partia Socialiste përmes një deklarate të bërë nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’u kërkojë ndjesë publike qytetarëve të cilët u detyruan të largohen nga qendrat e votimit në mëngjes, për shkak të problemeve teknike.

“Qysh në minutën e parë KQZ duhet të siguronte funksionimin e pajisjeve në çdo qendër, por edhe më keq akoma ishte hezitimi i pakuptueshëm i KQZ-së për të zgjidhur këtë ngërç të krijuar nga ajo vetë duke vonuar me orë fillimin e votimit në disa qendra votimi.  Kjo solli largimin e kuptueshëm të shumë zgjedhësve nga qendrat e votimit. Na vjen tmerrësisht keq për këtë dhe KQZ-ja duhet të kërkojë një ndjesë publike të gjithë atyre që u larguan këtë mëngjes për këtë dështim të saj në garantimin e nisjes së votimit në çdo qendër në orarin zyrtar. Megjithatë PS u lutet të gjithë atyre që nuk mundën të votonin në orët e para të mëngjesit të kthehen gjatë ditës dhe ta kryejnë detyrën qytetare.Prandaj, thirrja jonë është votoni, votoni, votoni!”, deklaroi Muzhaqi.

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi i është përgjigjur menjëherë Muzhaqit të Partisë Socialiste, në një konferencë për shtyp. “Patjetër që është përgjegjësi e KQZ. S’ka arsye që ta ketë qeveria ku bën pjesë zonja”, u përgjigj Celibashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME