Categories Teknologji

Këto janë të gjitha detajet e modeleve të reja iPhone 12

Një raport i fundit zbulon detajet e plota të asaj çfarë pritet nga Apple më 13 Tetor. Në këtë aktivitet Apple do të prezantojë katër modele të reja iPhone por gjithashtu edhe një altoparlant HomePod. Insajderi i njohur si Kang në rrjetin social Kinez Weibo tha se modelet e iPhone janë: iPhone 12 Mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max. Të katër modelet kanë teknologjinë 5G, nën-6Ghz dhe mmWave.

Ekrani Super Retina XDR që ishte ekskluzivitet vetëm i iPhone 11 Pro, tani do të ofrohet për mbarë linjën. Të katërt vinë me standardin Dolby Vision HDR. iPhone 12 mini raportohet me ekran 5.4-inç dhe çmim bazë 699 dollarë. iPhone 12 ka ekran 6.1-in dhe çmim bazë 799 dollarë.

iPhone 12 Pro ka ekran 6.1-inç dhe çmim bazë 999 dollarë. Ky model vjen me kamër telefoto 4x dhe sensor LIDAR. Së fundi iPhone 12 Pro Max ka ekran 6.7-inç me çmim bazë 1,099 dollarë. Ka të njëjtin sistem kamerash me iPhone 12 Pro por ajo telefoto ka zmadhim 5x.

iPhone 12 mini del në shitje në 13 dhe 14 Nëntor; iPhone 12 në 16 dhe 17 Tetor; iPhone 12 Pro në 16 dhe 17 Tetor dhe iPhone 12 Pro Max më 20 dhe 21 Tetor. Përveç telefonëve të rinj, Kang thotë se Apple do të zbulojë karikuesit e rinj wireless “MagSafe” të cilët funksionojnë edhe me kasat e përshtatura të iPhone. /PCWorld Albanian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME