Categories Lajme

Kinema në Gjirokastër dhe Vlorë, projekti mbështetet nga BE

Projekt pilot i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për ringritjen e kinemave në Gjirokastër dhe Vlorë vjen falë projektit CIRCE, mbështetur nga Programi IPA i Bashkimit Europian me 4 partnerë mesdhetarë.

Në Shqipëri projekti drejtohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë që prej disa vitesh ka punuar në hartimin e këtij projekti i cili ka si qëllim pajisjen me aparatura të reja dixhitale projeksioni dhe sistemin audio, sallat ekzistuese në qytetet kryesore të vendit.

Gjatë këtyre 3 viteve të fundit Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka mbështetur vazhdimisht festivalet e filmit në qytetin e Shkodrës, Pogradecit, Sarandës dhe Gjirokastrës me qëllim për të krijuar sensibilizimin e duhur të pushtetit dhe audiencës lokale ndaj hapjes së kinemave që ekzistojnë aktualisht në këto qytete.

Si fillim do të kemi dy kinema, një në Gjirokastër dhe një në Vlorë dhe më pas edhe ne qytetet e tjera që do ti bashkohen kësaj nisme të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Pajisja me mjete të reja dixhitale do të jetë hapi i parë ndërsa krijimi i një programi të pasur me filma shqiptarë do ti japin mundësinë publikut të këtyre qyteteve të njihen me realizimet më të mira shqiptare të viteve të fundit.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë festoi vjet 20 vjetorin e saj të krijimit. Gjatë këtyre viteve QKK ka financuar rreth 300 filma të gjatë, të shkurtër, dokumentarë dhe të animuar. Vetëm gjatë 4 viteve të fundit janë financuar mbi 100 filma pra rreth 1/3 e filmave të krijuar që nga krijmi i këtij institucioni.

Vitin e kaluar, 25 filma te rinj shqiptarë u prezantuan përpara publikut të kryeqytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME