Është gjetur peshkatari, i cili humbi kontaktet me familjarët. Burime nga policia zbulojnë se 58-vjeçari me iniciale D.M është gjetur me varkë në pjesën maqedonase. Ka qenë policia e shtetit fqinj, e cila pasi është vënë në kërkim të tij, ka mundur ta gjejë. Mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Shtetasi D.M, rreth 58 vjeç, banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, u shpall i humbur mëngjesin e sotëm, ku kishte dalë për të peshkuar në liqen dhe nuk dihej vendodhja e tij.