Categories Showbiz

Klajdi Haruni flet për ndjesitë e para të prindërimit

I ftuar në emisionin “Pardon My French”, në TAR, mbrëmjen e djeshme, në një lidhje telefonike ishte Klajdi Haruni. Këngëtari i njohur ka treguar më shumë rreth kësaj ndjesie të bukur dhe të panjohur për të. Ai ka zbuluar se sapo ishte kthyer nga Franca dhe ndodhej me vajzën e tij në krahë gjatë momenteve që po fliste me moderatoret, Jonidën dhe Elonën.

Si ka qenë ky udhëtim i parë për Klajdin kur e dinte se në kthim do ta priste vogëlushja e tij?

Këtë radhë ka qenë dhe udhëtimi im i parë jashtë, pas lindjes së vajzës, dhe kam qenë gjithë emocione dhe gjithë merak. Me gjithë dëshirën për t’u kthyer në shtëpi. Edhe i kam shkruar partneres, edhe më ka shkruar. Emocione të bukura.

Pse kanë zgjedhur Klajdi dhe Orgesa emrin Hea? Cili është kuptimi i këtij emri të veçantë?

Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea. U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur, por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë, si thuhet. Hea do të thotë mirësi, hijeshi pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean.

Si po shkon jeta familjare, a janë mësuar me ndryshimin e rutinës dhe gjithçka tjetër tani që çifti janë bekuar me një fëmijë?

Po e shijojmë, normalisht me ato vështirësitë e veta të fillimit. Unë po e shijoj shumë, është edhe shumë herët për të folur, por akoma nuk e kam marrë veten tamam. Më duket vetja si në një ëndërr shumë të bukur që na ka bekuar Zoti. Po e përjetojmë dhe po e përballojmë shumë mirë për momentin. Po ia dalim, mendoj që jam një baba që ndihmoj, por varet edhe si mendon mamaja.

Kujt i ngjan më shumë?

Mendoj që është një miks midis të dyve. Njerëzit e Orgesës thonë që i ngjan asaj, ndërsa njerëzit e mi thonë: “Ua, kopje si ti”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME