Categories Lajme

Kodra e Shtufit në Gjirokastër vijon të rrëshqasë, shtëpia dhe pallati në rrezik

Fenomeni i rrëshqitjes së dherave mbetet i pranishëm dhe rrezik për ndërtimet në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër. Dy vjet pas situatës së krijuar me një pallat 8 katësh, tashmë në rrezik janë një shtëpi private dhe një pallat tjetër. Gjendja është e njohur në Bashkinë e Gjirokastrës, por për këtë vit ata nuk kanë para për ndërhyrje të plotë për të stabilizuar dherat.

Një shtëpi dhe një pallat 6 katësh rrezikohen nga fenomeni i rrëshqitjes së dherave në Lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.

Dy vjet pas situatës së krijuar me një pallat 8 katësh, rreziku mbetet i pranishëm por pas ndërhyrjeve vetëm është zhvendosur disa metra me tej.

Alarmin e ngre kjo grua që banon e vetme në banesën private poshtë hijes së pallatit.

Ajo thotë se gurët e dheu aty nuk po gjejnë qetësi.

“Unë një jam, ja ika, por ky pallat po ra, gjithë këto familje këta fëmijë…banorët e pallatit duhet të ngrihen”.

Situata është e njohur në shtabin e Emergjencave në Bashkinë e Gjirokastrës, por për këtë vit ata mund të bëjnë vetëm ndërhyrje emergjente.  Arsyeja është e thjeshtë nuk kanë para për një projekt rrënjësor që të stabilizojë gjendjen.

“Për momentin ne nuk mund të ndërhyjmë për investimt ë detajuar, sepse kërkon një investim të thelluar, një projekt dhe këto do të parashikohen në vitin pasardhës”

Ndërtimet në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër janë kryesisht të pas viteve 90, pasi më herët aty banorët vendas nuk ndërtonin pikërisht për shkak të rrëshqitjes së dherave që karakterizon zonën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME