Categories Lajme

Koha jo e duhur për të blerë shtëpi në Tiranë, çmimet do bien për 3-4 muaj

Ndonëse as ndërtuesit e mëdhenj dhe as agjensitë imobiliare nuk pranojnë që tani për tani të ketë një rënie çmimesh në tregun e banesave si rrezultat i krizës ekonomike që ka trokitur, ato rrezikojnë të ulen ndjeshëm. Ky është pak a shumë përfundimi që nxjerr një investigim i revistës ekonomike Monitor, e cila flet për një ngrirje të tregut të shitjeve blerjeve të apartamenteve në Tiranë.

“Në këta dy muaj karantinë transaksionet janë reduktuar në mënyrë drastike, rënia është 70 deri në 80%. Kjo ka ndodhur për shkak të mbylljes, por nga ana tjetër ka ndikuar edhe psikologjia e blerësit në këtë periudhë krize, i cili është i pasigurt për një investim të madh. Edhe nga bankat është ngadalësuar procesi i shqyrtimit të kredive, sepse një pjesë e qytetarëve kanë dalë pa punë, të ardhurat u janë reduktuar dhe po rivlerësohen nga bankat. Për disa raste që kemi pasur në proces nga bankat, shqyrtimi mesatarisht zgjat 1 deri në 2 muaj” i ka thënë Monitor, Juliana Nela, e agjensisë “Remax”.

Ndër faktorët e këtij stanjacioni, përpos ngadalësimit të kredive mendohet të jetë efekti psikologjik i krizës, rënia e kërkesës për blerje nga emigrantët dhe stopimi i atyre që iu janë prerë pagat. Megjithëatë rënia e çmimeve ende nuk ka filluar dhe ajo pritet të ndihet brenda tre katër muajve, në vartësi të parasë informale që qarkullon në treg, dhe në vartësi të efektit që do të ketë amnistia fiskale e nisur nga qeveria.

Shpresa e vetme e atyre që po ndërtojnë në Tiranë është fakti se sipas llogarive janë 22 mijë familje që aktualisht jetojnë me qera në kryeqytet, dhe që përbëjnë një fond potencial blerësish. Por ato janë kryesisht familje pa shumë të ardhura dhe ato do e kenë të vështirë të shndërohen në blerëse ndërkohë që politika e bankave është që financon maksimumi 80% të vlerës së një apartamenti të ri. Përpos krizës raportin mes kërkesës dhe e ofertës mendohet ta zbresë edhe fakti se në kryeqytet ngado po ndërtohet, madje në bashki ndodhen edhe 300 kërkesa të reja për leje të reja. Prandaj kush po bën plane për një apartemant të ri duhet të tregohet i duruar. Për tre ose katër muaj pritet ulje çmimesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i së dielës! Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Sipas horoskopit e nesërmja do të jetë një ditë plot zjarr në sajë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë, avioni me 155 pasagjerë bën ulje emergjente në Beograd

Një avion që ishte nisur nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, ka bërë një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza denoncon zhdukjen e babait: U largua nga banesa dhe nuk u kthye më

Një vajzë ka denoncuar në polici zhdukjen e babait të saj. Policia e kryeqytetit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjike në Korenë e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, humbin jetën 120 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një avion teksa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çmimet e festave, a po abuzojnë tregtarët?

Nga Aurora Sulçe Rritja e çmimeve për festat e fundvitit është tashmë traditë. Familjet shtojnë…

LEXO ME SHUME