Categories Sport

Kombëtarja mbërrin në Barcelonë, nis menjëherë përgatitjet për duelin me Spanjën

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në Barcelonë në kuadër të dy miqësoreve ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Stafi teknik dhe lojtarët e ftuar kanë udhëtuar drejt Spanjës dhe janë akomoduar pasdreke në hotel.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë paraqitur sipas programit në grumbullim, me përjashtim të Amir Abrashit.

Mesfushori ka pësuar një dëmtim të dielën në ndeshjen e radhës me klubin e tij në Zvicër dhe i është nënshtruar testeve mjekësore. Deri të martën pritet një përgjigje përfundimtare nëse futbollisti do të mund të rikuperohet për miqësoret ose jo.

Të fundit që i janë bashkuar grupit kanë qenë Armando Broja, Marash Kumbulla, Herdi Prenga dhe Qazim Laçi. Pasditen e të hënës ekipi ka zhvilluar një seancë stërvitore në kompleksin “Royalverd Vall de Bas”, ku një pjesë e lojtarëve janë stërvitur rregullisht ndërsa ata që kanë luajtur të dielën me klubet në kampionatet respektive kanë kryer stërvitje pa shumë ngarkesa.

Të martën kuqezinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë seancë stërvitore me ngarkesë të plotë dhe të nisin kolaudimin për dy miqësoret e marsit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME