Categories Covid-19

Kompania e njohur ndalon përkohësisht testimin e vaksinës për COVID-19

Johnson & Johnson tha se ka ndaluar përkohësisht testimin e një vaksine kundër sëmundjes COVID-19, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pjesëmarrës në testim. Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane është konsideruar si një nga kryesoret në mesin e disa vaksinave potenciale në botë.

“E kemi ndërprerë përkohësisht dozimin e mëtejshëm në të gjitha provat tona klinike, përfshirë fazën 3, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pacient pjesëmarrës në studim”, tha përmes një deklarate kompania Johnson & Johnson. Sipas saj, pauzat e tilla janë normale gjatë testimit të mijëra njerëzve. Johnson & Johnson nuk pranoi të japë hollësi për sëmundjen e pjesëmarrësit.

Në muajin shtator, kompania ka thënë se vaksina e saj eksperimentale kundër sëmundjes COVID-19 ka prodhuar reagim të fuqishëm imunitar gjatë testimit të fazës së hershme dhe të mesme. Johnson & Johnson ka nisur pastaj testimin në 60,000 persona, rezultatet e të cilit priten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME