Një familje nga Librazhdi ka kërcënuar se do të hidhet nga pallati për shkak të konfliktit me fqinjët. Familja me 5 anëtarë, kërcënoi se do të hidhet nga kati i tetë për shkak se fqinjët po bënin punime në taracë, mbi banesën e tyre.
Policia dhe drejtues të Bashkisë, kanë shkuar në vendngjarje për të shtensionuar këtë situatë.