Një konflikt i zakonshëm apo banal u shfrytëzua nga xhandërmaria e Qeveria greke dhe u amplifikua prej tyre në tërë trevën e Camërisë si konflikt midis camërve myslimanë e camërve ortodoks dhe popullatave greke që kufizojnë me ta. Ky ishte një konflikt i paqenë asnjeherë, as i popullsisë came si ajo muhamedane edhe asaj ortodokse (midis tyre kishin miqësira të hershme dhe bashkëpunime e bashkeadministrime të pasurive e trojeve, por edhe me popullsinë greke me të cilën kufizonin kishin marrëdhënie të mira fqinjësie), asnjëherë nuk kishin pasur konflikte e ngatërresa mes tyre. Si rezultat i veprimeve, i ndërhyrjes së xhandërmarisë me kreun e saj Napolon Zerva, konflikti u thellua, u ashpërsua edhe më shumë. Zerva me xhandarët e tij ushtroi dhunë në cdo familje came, ushtroi presion ndaj burrave dhe grave, nuk kurseu as fëmijët. Ky presion e kjo dhunë erdhi duke u shtuar nga viti 1944 – 1945, që detyroi dhunshëm familje të tëra came të linin shtëpitë, të linin pronat, mallin e gjënë në vlera të pallogritshme financiare e materiale dhe të merrnin rrugën si refugjatë për në krahinat e qytetet brenda shtetit shqiptar.
Shumë të moshuar nga 75 e deri në 85 vjec aty nga viti 1974-75, por edhe më herët, në vazhdimësi rrëfejnë me llahtari e zemërim reprezaljet, genocidin e pashoq të Zervës gjakatar e të pashpirt si dhe të ekipeve të tij, astonomëve e xhandarmërisë të cilët vranë burra, dhunuan gra, nuse e vajza të reja, deri edhe fëmijët. Tregonin si pushkatonin pa asnjë shkak burrin, nënën, dhunonin e turperonin gratë e nuset, “u hidhnin macet në tumane, dhe vrisnin fëmijët, i hidhnin në zjarr, në furrë jahot brenda në flakët e shtëpisë, kam parë, ja me këta si që mirrën foshnjën nga prëhëri i nanës, i funë trikulin edhe e hodh’ në furrë’ – tregon Hazis Mullaj nga Vërva, më 1974 ishte 85vjec.
Shumë familje came fillimisht u ngulën në fshatrat e Konispolit, për pak kohë, pasi mendonin se gjendja do të normalizohej e do të ktheheshin përsëri në vatrat e tyre, por edhe për faktin që propaganda demogogjike e zervistëve dhe e Qeversë greke në atë kohë mashtroi duke u bërë thirrje të ktheheshin, por që me pabesi i masakroi rreth 280 burra gra dhe fëmijë në Filat. Mjaft familje që në krye të herës vazhduan më tej në qyetet e fshatra më në thellësi si Sarandë, Delvinë, Vlorë, Fier, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Elbasn, Cërrrik, Tiranë, etj.
Nga mjaft familje që u strehuan në Konispol e në fshatrat përreth, më pas u larguan disa dhe u bashkuan me të afërm të tyre nëpër qendra të banuara në thellësi të vendit. Mund të themi se kaluan në Konispol, në Qafë Botë apo nëpërmet Qafës së Likojanit në Vasilikua e në Kllogjer, ku dhe ndaluan e pushuan për pak ditë, pasi atje kishte ujë, por që uji u kthye në varr për dhjetra e dhjetra fëmjë të vegjël. Këto familje u zhvedosën në Ksamil, vend pa ujë, thatësirë dynjaja, pyll, shpeza, derra të egër e gjarpërinj, e më tej në Sarandë, Vlorë e gjetkë.
Në Konispol qëndruan dhjetra familje, numërohen rreth 20-25 familje trung, pasi më pas me zhvillimet demografike u dy e trefishuan. Kështu kemi fise të mëdha si Bejkot, Hoxhanjt, Zejnelajt, etj. Në vërvë qëndruan pak familje si Caparajt, Në Shalës qëndruan fillimisht shumë familje, rreth 12-13 familje trung, që më vonë u zhvendosën, sot janë dy e trefishuar. Tregonte Refije Mucaj më 1974 ishte 71 vjec “ në fillim erdh nek ne familja e Shaban Hoxhës me pak plashk’ edhe ca dhën që mundën t’i mirrën atejza. U lamë këtë manxaton ( dhomë e poshtme me dhe). Këtu flin’ të gjithë. Bashkë hajm’ e pijm’… Po z’dëjn shumë e ingërr në Konispol. Atje kishn lakan’ e turej” Në Shalës qëndruan familja e Remzi Tahirit, e Aqif Tahirit, e Murtezan Tahirit, familja e Nezir Domerit dhe Xhafer Domerit, familja e Hasan Caparit, familja e Murat Camit nga Dramsi, etj.
Edhe në Markat erdhën disa familje si Bejkot që janë edhe sot. Rrëfen Mine Munga nga Markati 86 vjec më 1974: “ u kam bën në Filat di vjet, me pas erdha kutu. I kesh patur kutu camërit u, xhixhua im ga Paramithia. Ne kathe të njëte do keshëm miq. Pa kur u bë prrishle madhe erdh këtejza ata e ingërr. Më lan një djal sumur. Me di vashast që kesh i bij izmet atit. “I mjeri u me nanuce – thosh, do vdes në Markat”. -Jo, do bënec mirë e pa do ikic- i thoshinj u. I bij ismet, i hedhinj kupat, e ushqenj…”. Në Ninat po ashtu familja e Harun Mecos (Dine), etj., por edhe në Janjar qëndruan disa familja si Sulejmanejt, familja Halimi, etj. Në Ciflik qëndruan familja Gjinika, Rexhepi, Meto Kaso e Selaman Kaso, Qamil Isufi, etj.
Këto familje u integruan mjaft mirë , bashkëpunuan e bashkëjetuan me vëllezrit e tyre konispolat, shalësjot, vërvjot markaqot, ninaqot, janjarjot. Punonin në sektorë të ndryshëm si bujqësi, blegtori, pemëtari, perimtari etj. Një pjesë e tyre mbarështruan dhentë, dhitë si edhe në fshtarat nga kishin ardhur. Fëmijët e tyre vazhduan shkollimin, arsimimin dhe u përgatitën si kuadro të aftë, ushtruan profes
