Categories Lajme

Kontroll i befasishëm në burgun e VIP-ave në Durrës, gjenden tre “iPhone” e kufje me bluetooth!

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në qelitë e burgut të Durrësit, aty ku edhe vuajnë dënimin politikane dhe zyrtarë.

Si rezultat i kontrolleve u sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë, ku njëri  prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G.

Ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.

Drejtoria e Burgjeve thotë se materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa theksohet se ky aksion ‘është një tjetër dëshmi e vendosmërisë për të goditur çdo tentativë për cenimin e sigurisë në institucionet penitenciare’.

Njoftimi:

Stop sendeve të ndaluara në IEVP Durrës

Në vijim të informacioneve të siguruara nga strukturat operative të IEVP Durrës dhe pas analizës së riskut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një aksion të befasishëm kontrolli në këtë institucion.

Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të DPB.

Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit.

Rezultatet e kontrollit:

U sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.

Njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G.

Dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.

Veprimet e menjëhershme:

* U veçua i paraburgosuri B.G.

* U hartua raporti i incidentit.

* U mbajt procesverbali i bllokimit të sendeve të ndaluara.

* Materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore.

Ky aksion është një tjetër dëshmi e vendosmërisë për të goditur çdo tentativë për cenimin e sigurisë në institucionet penitenciare.

Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të në rang vendi. Zero tolerancë ndaj shkelësve.

Kontroll i befasishëm në burgun e VIP-ave në Durrës, gjenden

Kontroll i befasishëm në burgun e VIP-ave në Durrës, gjenden

Kontroll i befasishëm në burgun e VIP-ave në Durrës, gjenden

 

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME